Veseli ka vizë dhe ftesë të udhëtojë në SHBA për Lutjet e Mëngjesit

Kryerparlamentari dhe Kryetari i Partisë Demokratike Kadri Veseli, ndryshe nga Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka probleme me vizën amerikane. Ai është i pajisur me vizë amerikane dhe ka ftesë për të marrë në Lutjet e Mëngjesit. Dje Veseli është distancuar nga iniciativa për zhbërjen e Speciales, por mbetet e paqartë nëse do të udhëtojë drejt SHBA-së.

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka arritur të sigurojë vizën amerikane për të vizituar shtetin e Iowa’s. Ai është në pritje për këtë vizë, në mënyrë që së paku të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Gazeta Express ka biseduar me zyrtarë të Zyrës së Kryeparlamentarit të cilët ende nuk e dinë nëse ai do të udhëtojë përtej Atlantikut për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Lutjet e Mëngjesit mbahen çdo vit në Washington, të enjten, e parë të shkurtit dhe ku ftohen politikanë nga mbarë botë.

Nga Zyra e Veselit tregojnë për Gazetën Express se ai e ka marrë ftesën, ka edhe vizën amerikane, por nuk mund të konfirmojnë akoma se ai do të jetë në Wshington më 4 shkurt.

Veseli kishte marrë pjesë edhe vitin e kaluar në këtë organizim, nga ku edhe kishte publikuar një fotografi me Presidentin amerikan, Donald Trump.

Ndërsa, puna e vizave të liderëve shtetërorë u bë temë kryesore kur kryeministri Ramush Haradinaj njoftoi se “pret edhe për vizë amerikane, derisa t’ia japin”.

Kjo u pa si fillim i izolimit të liderëve të shtetit të cilët nuk i bindeshin sugjerimeve të SHBA’së për të mos e shfuqizuar Gjykatën Speciale dhe për ta ratifikuar Demarkacionin.

Nga Zyra e Kryeministrit kanë thënë se ai është në procedurë për marrjen e vizës dhe se një e tillë nuk i është refuzuar, ndërsa Express ka mësuar nga burimet e veta se Haradinaj po i nënshtrohej një procedure 5-javëshe për marrjen e vizës, nëpër të cilën kalojnë të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK‘së që duan të shkojnë në Amerikë.

Departamenti Amerikan i Shtetit mund të ndërhyjë për lehtësimin e kësaj procedure, nëse bëhet fjalë për krerë të lartë shtetërorë, por DASH ka vendosur që të mos e ndihmojë Haradinajn.

Ndryshe, tre deputetëve të Kosovës; Armend Zemajt, Blerta Deliut dhe Sllobodani Petroviqit, i janë lëshuar vizat amerikane dhe do të marrin pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme