Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti priti sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralin Salvatore Cuoci, të cilin e uroi për detyrën e re në Kosovë, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Temë kryesore e këtij takimi ishte çështja e sigurisë në Komunën e Prishtinën, me ç’rast u fol për instancat aktuale përgjegjëse si dhe për të mirat që ia sjellë Komunës Policia Komunale në menaxhimin e situatave.
Ahmeti dhe komandanti Cuoci shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të ndërsjellë, sa herë që një gjë e tillë është e nevojshme.