Me dy gra të vrara ka përfunduar një tragjedi e shkaktuar nga shqiptari nga Kosova R.B. 54 vjeç që jeton në Zvicër, mëngjesin e së hënës.
Njëra nga dy gratë e vrara në banesë në kantonin e Argaut, sipas mediave zvicerane, është bashkëshortja e vetë autorit, 38-vjeçare, ndërsa viktima tjetër supozohet të jetë anëtare e familjes.