Ngjarje e rëndë në Itali, 2 shqiptarë aksidentohen në punë

y shqiptarë kanë mbetur të plagosur në punë, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta të pasdites së djeshme në Monsano, Itali.

Dy shqiptarët 55 dhe 60 vjeç ishin duke punuar në një ndërmarrje, kur mësohet se janë goditur nga disa lastra alumini, që ishin mbështetur në mur, por kanë rënë duke i zënë poshtë, shkruan SYRI.net.

Edhe pse në gjendje të rëndë, menjëherë atyre u është dhënë ndihma e parë. Ata mësohet se ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithsesi policia italiane thotë se ata kanë pësuar një traumë të rëndë dhe duhet të rrinë për disa javë në spital.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme