Flaka Surroi ka bërë një kritikë të ashpër ndaj kryeministrit aktual të Kosovës, Ramush Haradinajt.
Ajo është marrë fillimisht me çështjen e pushimit luksoz të kryeministrit, që thotë t’i ketë kushtuar 70 mijë euro. E ndërsa Haradinaj kishte thënë që “kam pushime edhe për dy e tri pushime tjera”, Surroi e problematizon këtë çështje duke shtruar pyetjen se ku i merr paratë ai, duke qenë se puna e parë që e kishte bërë ishte ajo e deputetit.
Ajo është marrë edhe me rritjen e pagës që i ka bërë kryeministri vetes. “Për njeriun që thotë se ka shumë para e kohë nuk ka, prioriteti i fundit do të duhej të ishte rritja e rrogës së vet në krah të atyre “që punojnë shumë e paguhen pak” – ka shkruar ajo.
Zëvendësministrat, Surroi i ka quajtur badihavxhinj që e kanë rënduar buxhetin e shtetit. Ndërsa, përgjigjjet e kryeministrit për këtë çështje dhe të tjera, i ka cilësuar si arrogante.
Më tej, ajo ka përfunduar se Ramush Haradinaj është treguar edhe më i pafytyrë e arrogant se kryeministri i mëhershëm Thaçi.
Lexo shkrimin e plotë: http://www.koha.net/veshtrime/68104/pushteti-qe-zhvesh/