“Shkoi sepse po të mos shkonte me ta në burg, thanë që do të vrisnin të gjithë personat që gjendeshin në shtëpi. E në shtëpi ishin më tepër se 30 njerëz. Aty ishin miqtë e nënës dhe babait, miqtë e mi. Ata e demoluan krejt rezidencën. Vërtetë mund të na vrisnin të gjithëve. Do e kujtoj gjithë jetën. Ajo ishte më e vështirë se sa të gjendesha në betejë”, ka thënë Marija Milosevic.
Në burgun e Beogradit ajo e vizitonte përditë.
“Një ditë ia dërguan në qeli aktakuzën e Carla del Pontes. E ne para kësaj kishim marrë garancitë nga Kostunica dhe Dzindic, se nuk do të ekstradohet në asnjë burg të huaj”, tha e bija e Milosevic, i cili vdiq ende pa mbaruar procesi gjyqësor kundër tij në Tribunalin e Hagës.