Muajin që lamë pas pati përpjekje për shfuqizimin e Ligjit që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale apo Dhomave të Specializuara. Këto përpjekje nuk u pritën fare mirë sidomos nga faktori ndërkombëtar, reagimet e të cilëve ishin pothuajse të papritura.
Një nga subjektet politike që e kundërshtoi që në fillim shfuqizimin e Ligjit për Specialen ishte Lëvizja Demokratike e Kosovës. Deputeti i këtij subjekti, Arben Gashi, në një prononcim për Indeksonline tha se nuk ka ndryshuar asgjë nga qëndrimi i LDK-së për Gjykatën Speciale.
“Nuk ka konfuzion, LDK-ja ka qenë gjithmonë e qartë sa i përket çështjes së Gjykatës Speciale, ajo është një e keqe që i ka ndodhur Kosovës por tashmë është e pandryshueshme”, tha Gashi.
Ndryshe, i pyetur edhe për qëndrimin e LDK-së në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi, Gashi tha se së pari duhet të shohim qëndrimet e koalicionin qeverisës.
“Për demarkacionin duhet me marrë vendim Kuvendi por së pari të shohim qëndrimet e koalicionit qeverisës çfarë qëndrimi kanë ata. Varet prej kryeministrit Haradinaj, duhet t’i tregojë Kuvendit se cili është qëndrimi institucional”, ka përfunduar Gashi.