A do të përmbyllet cikli i dorëheqjeve në VV me Shpend Ahmetin, apo ai është “xhokeri”?!

U nis me Aida Dërgutin e mund të përmbyllet me Shpend Ahmetin. Kështu mund të tingëllojë e gjithë saga e dorëheqjeve nga Vetëvendosje të dhjetëra drejtuesve të saj në vetëm pak muaj.

Sot i fundit, por duket se jo i fundit në përgjithësi, nga strukturat drejtuese të VV-së u larguar deputeti Driton Çaushi, ish kandidat për kryetar të Gjakovës.

Megjithatë po del se fare i pari që e nisi të gjithë këtë çarje në Lëvizjen Vetëvendosje ishte Dardan Molliqaj i cili në një far forme ishte detyruar të dorëhiqet nga pozita e sekretarit organizativ, shkruan lajmi.net.

Dalja në publik e të ashtuquajturit “SMS-i M” i Aida Dërgutit i nxori në pah dallimet e mëdha brenda subjektit që ka më së shumti deputet në Kuvendin e Kosovës. Ky sms, tashmë i famshëm, prodhoi pasoja zinxhirore, duke vargisur dorëheqjet një pas një.

Nga grupi i ashtuquajtur anti-Albin Kurti dorëheqje deri më tash kanë dhënë Aida Dërguti, Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Driton Çaushi, Shqipe Pantina, Faton Topalli dhe Qëndron Kastrati. Ky i fundit është kryetar i Kamenicës dhe ish deputet.

I dorëhequr nga strukturat e partisë mund të merret edhe deputeti Fisnik Ismaili, i cili ditë më parë përmes një letre ndër tjerash tha “… veç po pritoj më dhënë dorëheqje”.

Në kuadër të grupit të ndarë thuhet se bën pjesë edhe Dukagjin Gorani, deputet, mirëpo ai nuk ka ndonjë funksion në parti, prandaj s’ka as si të jap dorëheqje.

I vetmi që ka mbetur gati i papozicionuar publikisht është kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai vazhdon të “ruhet” nga deklaratat publike që domosdo do të ishin pozicionim, duke tentuar të jetë një lloj “xhokeri” se nga cili do ti bie më mirë.

Aktualisht kryesia e Vetëvendosjes është duke mbajtur mbledhja në selinë e saj. Aty janë edhe Albin Kurti edhe Shpend Ahmeti. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme