Prodhuesi nga Shtutgarti ka shënuar vitin më të mirë në histori, ku ka shitur 2.3 milionë automjete për klientët.
Në 2017, Mercedes kishte një rritje prej 9.9 për qind në shitje krahasuar me 2016.
Nga 2,289,344 vetura të transportuara, 955,000 përfunduan në Evropë, me rritje të shitjeve prej 6.4% në vit. Vetëm në Gjermani, Mercedes shiti më shumë se 300,000 automjete.
Mercedes klasa C është modeli më i shitur duke pasur parasysh se në vitin 2017 janë shitur mbi 415.000 njësi të këtij automobili.
Klasa E ka pasur mbi 350.000 njësi të shitura, me rritje prej 40 për qind në nivel vjetor.
Limuzina e klasës S është shitur në vitin 2017 në 70.000 njësi.