Jo rrallë herë në rrjetet sociale ndeshemi me propaganda të ndryshme të shpikur nga askushi.
Tash e disa ditë në rrejtët sociale po qarkullon një lajm për ‘paracetomol P/500’ e cila po thuhet se përmban virusin ‘machupo’ që rrezikon jetën e përdoruesve, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, ai lloj i tabletës deri më tani nuk është parë në Kosovë dhe askush nuk ka dëgjuar për të, e në shkrimin e shpërndarë gjithandej nga përdoruesit e rrjeteve sociale thuhet se kjo është paralajmëruar nga “mjekët”, e këta të fundit janë krejtësisht të panjohur.
Lajmi.net ka biseduar me farmacisten, Jehona Haka, e cila edhe punon në njërën nga barnatoret e Prishtinës, e cila tha se ky lloj i tabletës nuk gjendet në vendin ku ajo punon, mirëpo edhe nuk kishte dëgjuar më parë për të.
“Barnat që pacientet i përdorin janë Daleroni, Benoroni dhe Paracetomoli i Maqedonisë e këto janë të sigurta në përdorim. Ndërsa paketimi i shpërndarë në rrjetet sociale nuk gjendet në barnatore dhe nuk kemi dëgjuar për të”, ka thënë Haka.
Ajo tha se qytetarët duhet të kenë kujdes nga lajmet e pavërteta dhe propagandat që bëhen në rrjetet sociale dhe i rekomandon qytetarët që të kenë kujdes çdoherë për atë që përdorin.
Lajmi.net ka provuar të kontaktoj edhe me udhëheqësen e Departamentit të Licencimit në AKP, Granita Selmiaj, mirëpo kontakti më të ka qenë i pamundur. /Lajmi.ne