Qeveria britanike do të shtojë kapacitetin e trupave të saja në Kosovë.
Kjo bëhet e ditur përmes ueb-faqes së Qeverisë se Mbretërisë së Bashkuar ku shkruhet se 30 trupa ushtarakë, duke përfshirë edhe rezervistë do t’i bashkangjiten misionit të NATO-se në Kosovë, transmeton lajmi.net.
“Rezervistët nga ushtria britanike do të sjellin aftësi vëzhguese dhe zbuluese në kapacitetet e KFOR-it në Kosovë, si dhe do të punojnë më aleatët e NATO-s në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në këtë njoftim.
Tutje aty shkruhet se ushtarët rezervistët britanikë janë shumë profesional dhe kjo dëshmohet edhe në rolin krucial që ata kanë pasur në mbrojtjen e interesave të Britanisë.
KFOR-i filloj misionet e saja paqeruajtëse gjatë viteve të fundit të 90-tave. Dhe tani është shndrruar në një forcë fleksibile me rreth 4,200 trupa gjithësej, duke promovuar sigruinë në Kosove, dhe duke siguruar lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie.
Këta trupa vijnë nga vendet e ndryshme duke përfshirë Gjermaninë, Italinë, Turqinë , e SHBA-të.
Ky njoftim vjen pasi Ministri i Forcave të Armatosura, Marc Lancaster, vizitoi Kosovën në nëntor dhe u bind në shtimin e prezencës Britanike në këtë rajon, si dhe ndihmën më të madhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Nuk dihet nëse kjo lidhet edhe me tendencën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. /Lajmi.net/