Agron Mustafa: Së pari më rrahu Nazim Sahiti, tash po më rrah shteti

Asnjë masë nuk është marrë deri tani ndaj policit Nazim Sahiti, i cili ka rrahur brutalisht drejtorin e Telekomit, Agron Mustafa.

Drejtori i Sektorit për Krime Ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti sulmoi Mustafën në Prishtinë dhe e gjithë ngjarja u filmua nga kamerat, pamje që për publikun janë publikuar tashmë në të gjitha mediat vendore e në rrjete sociale, shkruan Periskopi.

Agron Mustafa tha se fakti se nuk është ndërmarrë asnjë masë ndaj policit në fjalë, është një rrahje e dytë për të dhe inkurajon policët e tillë që të bëjnë çfarë të duan, shkruan Periskopi.

“Për mua paraqet një rrahje të dytë. Me fjalë tjera paraqet nxitje për akte të tjera edhe më të rënda. Nuk e shoh ndryshe veçse një mesazh kurajes. Ky mesazh do të thotë ‘jeni të lirë të bëni çfarë të doni, qoftë ai edhe drejtor i  një isntitucioni i rëndësishëm’”, tha Mustafa për RTK-në.

Mustafa tha se deri tani nuk ka marrë asnjë telefonatë nga zyrtarët shtetëror.

“Jo nuk kam pasur asnjë telefonatë, asnjë mesazh nga asnjë zyrtar shtetëror”, tha ai.

Megjithatë ai tha se ka mendim pozitiv për Policinë e Kosovën, shkruan Periskopi, por tha se ka disa policë që nuk e meritojnë të jenë aty.

“Perceptimi im për Policinë e Kosoës është shumë pozitiv. Kam edhe miq për të cilët kam konsideratë të lartë. Por ka edhe policë që nuk e meritojnë në mesin e tyre. Kurrë nuk e kisha besu që një dhunë e tillë e policisë do të mund të praktikohej diku, përderisa nuk më ndodhi mua”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme