Ish – shefi i Partisë euroskeptike britanike, UKIP, Nigel Farage, ka ftuar për një mbajtje të një referendumi tjetër për Brexit –i,t për dalje ose mbetje të Mbretërisë Bashkuar, të Britanisë së Madhe dhe të Irlandës Veriore, nga Bashkimi Europian, transmeton Koha.net.
Porse kjo nuk do të thotë se Farage, fytyra mbrojtëse “PËR” e Brexhit, është penduar rreth daljes së Britanisë së Madhe nga BE. Aq më shumë, Farage është i bindur se në referendumin e ri votuesit do ta konfirmojnë daljen nga BE dhe se luftëtarët për mbetje në BE, më në fund do të pushonin dhe do të dorëzoheshin.
“E kam ndryshuar mendimin . Është e sigurt se simpatizantët e Cleggut e të Blairit kurrë nuk do të heqin dorë. Ata nuk do të pushojnë së ankuari gjatë tërë procesit”, ka thënë Farage, citon jutranji list.
“Për këtë arsye jam gjithnjë e më afër qëndrimit se duhet ta mbajmë edhe një referendum për anëtarësim në BE. Po ta mbanim, mendoj se ta përfundonim këtë çështje për gjithë gjeneratën. Përqindja e n njerëzve që do të votonin do të ishte shumë më e lartë, e gjithë puna do të përfundonte ndërsa Tony Blair, më në fund, do të sharronte në harresë të tërësishme”, ka përfunduar ai.