Gruaja e kryeministrit krenohet me pasaportë të një shteti tjetër, kosovarët vazhdojnë të jenë të izoluar

Refuzimi i vizës amerikane për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për të cilin ka raportuar ekskluzivisht lajmi.net, ka qenë tema më e diskutuar në media gjatë kësaj jave.

U përfol se pas kësaj, ai u drejtua për të marrë nënshtetësi shqiptare, e një gjë të tillë duket se e ka bërë bashkëshortja e tij, Anita Muçaj-Haradinaj.

Prezantuesja e lajmeve në RTK ka hedhur sot në InstaStory një fotografi, ku shfaq pasaportën e Shqipërisë, me çka ka treguar se ka marrë këtë nënshtetësi.

Me këtë, ajo ka treguar se ka të drejtë e të lëvizurit lirshëm në shtetet e BE-së dhe Zvicër, gjë e cila me pasaportë kosovare është ende e pamundur, si shkas i mos-liberalizimit të vizave.

Përderisa vendosi që një imazh të tillë ta ndajë me fansat, Muçaj-Haradinaj ka treguar gëzimin që ka përjetuar me pranimin e nënshtetësinë së re.

Por për dallim nga Anita, e cila i ka të gjitha mundësitë të merr pasaportë të Shqipërisë dhe të udhëtojë lirshëm, pjesë tjetër e kosovarëve vazhdojnë të mbesin të izoluar nga bota.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme