Sejdiu: Vizita e përfaqësuesve të BE-së, mesazh i qartë për Kosovën

Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, ka thënë se vizita e delegacionit franko-gjerman të Bashkimit Evropian është mesazh i qartë për Kosovën dhe qeverinë që të mos bëhet zhbërja e Gjykatës Speciale.

Në Kosovë janë duke qëndruar Christian Hellbach, i dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, dhe Thomas Bertin, shefi i Departamentit për Ballkan dhe Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës. Të dy janë takuar me krerët e lartë dhe me udhëheqës të partive politike në vend.

“Me këto vizita po tregohet tentimi më serioz për t’i bindur pushtetarët tanë që ajo që po duan të bëjnë është diçka që nuk mund të bëhet. Është diçka që në rrezikon Kosovën si shtet”, ka thënë Sejdiu në “Express” të KTV-së. “Kosova ka hy në marrëveshje ndërkombëtare deh tani po kthehet prapa. Kjo është nisje në drejtim të gabuar”.

Sejdiu ka thënë se deklaratat e SHBA-së dhe miqve të tjerë të Kosovës duhet të merren më seriozisht nga qeveria. Sipas tij, “qeveria ka menduar se siç sillet me popullin mund të sillet edhe me faktorin ndërkombëtar, por një gjë e tillë nuk mund të bëhet”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme