Këshilli Drejtues i UP-së vendosi të ndryshojë vendimin për lartësinë e bursës universitare për studentë të Universitetit të Prishtinës, për vitin akademik 2017/18.
Arieta Bajrami, kryetare e PS-UP-së, ka paraqitur kërkesën që bursa të jetë 900 euro.
Këshilli Drejtues bazuar në mundësitë buxhetore të dedikuara për subvencione nga të cilat paguhen bursat e studentëve, vendosi që bursa të jetë 600 euro, raporton KP.
Këshilli Drejtues i UP-së, me një kërkesë të veçantë do t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që sipas mundësive buxhetore, ta mbulojnë pjesën tjetër të mjeteve të nevojshme në mënyrë që bursa të jetë 900 euro.