Derisa çështja e Demarkacionit të mos zgjidhet, qytetarët e Kosovës do të presin edhe më tej, me muaj të tërë, për takimet e caktuara në ambasadat evropiane në Prishtinë, e më pas, në diell e në borë, në radhë, për t’i dorëzuar dokumentet për viza. Në “dokumente”, përveç atyre personale, përfshihen edhe dëshmitë për posedimin e mjeteve
të mjaftueshme nanciare, dëshmia që në Kosovë janë në marrëdhënie të sigurt të punës dhe të ngjashme.
Megjithatë, një numër i madh i udhëheqësve shtetëror, i deputetëve, por edhe i njerëzve me funksione të larta, nuk e kanë të nevojshme pritjen në radhë për viza, sepse kanë siguruar shtetësinë e Shqipërisë dhe pasaportat, për të cilat nuk vlen regjimi i vizave me Bashkimin evropian. Në mesin e tyre janë edhe ata që po e kundërshtojnë
ratikimin e Marrëveshjes për demarkacion. Përmes dekretit të Presidentit të Shqipërisë, shtetësia u është ofruar
një numri të madh të politikanëve nga Kosova.
Shtetësinë e Shqipërisë e kanë marrë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij,
Anita, e më pas edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj. Më herët, shtetësinë e Shqipërisë e kanë marrë edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, anëtarët e udhëheqjes dhe deputetët e kësaj partie: Albin Kurti, Dardan Molliqaj, Aida Dërguti, Glauk Konjufca, Liburn Aliu, si dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Gjithashtu, shtetësinë e Shqipërisë, më herët, e ka marrë edhe deputeti i këtij subjekti politik nga legjislatura e kaluar, Hydajet Hyseni. Deputetë të caktuar të këtij subjekti politik kanë pasaporta të vendeve të ndryshme evropiane. Në qershor të vitit të kaluar, shtetësinë e Shqipërisë e kanë marrë nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi dhe bashkëshortja e tij, Fatmirja.
Shtetësinë e Shqipërisë e ka edhe deputetja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, deputeti i kësaj partie Arben Gashi dhe ish-deputeti dhe anëtari i LDK-së, Sabri Hamiti.
Shtetësinë e Shqipërisë e ka marrë edhe vëllai i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, Selim Pacolli, i cili në zgjedhjet lokale ishte kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës dhe më pas, e ka mbështetur kryetarin e zgjedhur të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin nga Lëvizja Vetëvendosje. Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e
Kosovës, Gazmend Abrashi, gjithashtu ka shtetësinë e Shqipërisë. Kohë më parë, shtetësinë e Shqipërisë e ka marrë edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini.
Sikurse politikanët, shtetësinë e Shqipërisë e kanë siguruar edhe personalitetet tjera që bartin funksione të larta. Në mesin e tyre janë: kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, Drejtori i
Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, dhe udhëheqësi i Njësisë për luftë kundër kriminalitetit ekonomik, Nazim Sahiti, drejtori ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, drejtori i Agjencisë Kosovare për Privatizim, Ekrem Hajdari, si dhe mjaft të tjerë.
Nazim Sahiti tash së fundmi u bë top lajm pas rrahjes së Agron Mustafës që të dy këta të pajisur me pasaportë të Shipërisë.
https://www.facebook.com/agron.mustafa/videos/10156053765279357/