Zv.ministri i Arsimit dhe shkencës Arbër Ademi, duke komentuar zyrtarizimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në faqen e tij zyrtare në facebook ka shkruar se kjo është një e arritur e madhe demokratike për gjithë popullin në vend.
Ademi mes tjerash ka shkruar se ky ligj tërheq një trajektore pozitive ndër etnike.
“Miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga Kuvendi është një arritur e madhe demokratike, duke përmbyllur kështu çështjen e vetme legjislative të mbetur nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe duke tërhequr me këtë rast një trajektore pozitive ndër-etnike”, është shprehur mes tjerave zv.ministri Ademi.