Vuçiq dhe Hahn takohen në Beograd, diskutojnë rreth integrimit në BE

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe Komisioneri Evropian për Negocimin dhe Zgjerimin e Fqinjësisë Johannes Hahn biseduan mbrëmë në Beograd rreth procesit të integrimit evropian dhe progresit të Serbisë përgjatë kësaj rruge.

Ata theksuan se të gjitha vendet e rajonit duhet të përdorin presidencën bullgare dhe austriake të këtij viti të Bashkimit Evropian për të bërë përparim, njoftoi shërbimi i shtypit presidencial, raporton “Beta”, transmeton Periskopi.

Vuçiq tha se Serbia do të bëjë gjithçka për të dhënë kontribut të plotë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, tha deklarata.

Presidenti serb mori një zyrtar evropian në villën Bokeljka.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme