Në 105 vjetorin e krijimit të policisë shqiptare, kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një vizitë në shtëpinë e komisarit të vrarë Artan Cuku.Teksa shprehu mirënjohje për burrat dhe gratë me uniformë që përmbushin me përkushtim e sakrificë detyrën e tyre, Basha u shpreh se të bësh vetting me Xhafën e Ramën është si t’i varësh mëlçitë ujkut në qafë.“Në këtë 105 vjetor policia është në një moment tragjik, e tradhtuar nga drejtuesit politik.
Nëse më parë kriminelët merrnin arratinë dhe policia ishte në ballë të luftës, sot kriminelët janë në krye të Policisë së Shtetit, ndërsa drejtuesit e policisë kanë marrë arratinë, ose janë goditur nga krimi, sikurse është oficeri Artan Cuku.Të tjerë janë larguar si Dritan Zagani, pasi denoncuan lidhjet e pushtetit kriminal, lidhjet kriminale të Saimir Tahirit.
Të bashkohemi në një aleancë vlerash për të shporrur aleancën e krimit. Nëse më parë policët ndodheshin në ballë të luftës sot kriminalët ndodhen në kupolën e policisë. Shqipëria është në këtë gjendje sepse Policia e Shtetit është dorëzuar nga politika, pushteti i korruptuar krimit dhe veprimtarisë kriminale.Shërbimi më i madh ndaj burrave dhe grave nën uniformë të bashkohemi në një aleancë vlerash të shporrim krimin në pushtet. I bëj thirrje çdo burri dhe gruaje nën uniformë të gjejë forcën”, tha Basha.