Autoriteti për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera bën përgjegjës dy minatorët Eris Keta dhe Eduart Dama për vdekjet e tyre-një praktikë e zakonshme e së shkuarës që rëndon për së dyti viktimat dhe familjet e tyre dhe lejon kompanitë që të vazhdojnë shfrytëzimin pa kriter të minierës së Bulqizës.
Mëngjesin e 25 tetorit 2017, Eris Keta dhe dy minatorë të tjerë kishin marrë detyrën e avancimin e frontit dhe armatimin e traversës së sapofilluar në nënkatin e tretë të zonës D në minierën e Bulqizës.
Me të arritur në frontin e punës, grupi i minatorëve është ulur për t’u shlodhur. Por sipas raportit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, AKSEM, 30-vjeçari Keta është shkëputur “papritur” nga shokët.
“Papritur, punëtori Eris Keta është shkëputur prej tyre dhe ka hyrë në traversën ku do të punonin për vendosjen e armatimit, pa u kontrolluar më parë prej minatorit dhe armatorit. Në këtë moment, prej punëtorëve të pranishëm të cilët ndodheshin rreth 3-4 ml larg traversës është dëgjuar zhurma e rrëshqitjes së gurëve dhe britma e punëtorit,” thuhet në raportin e AKSEM.
Eris Keta u gjet i rrëzuar përtokë dhe i goditur nga gurët, ndërsa ndërroi jetë me të mbërritur në spitalin e Bulqizës. Hetimi administrativ nga AKSEM për aksidentin fajëson minatorin 30-vjeçar për shkelje të rregullave të sigurisë në punë, që shkaktuan vdekjen e tij.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/vdekjet-tragjike-ne-minieren-e-bu-486454/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright