Detajet e vrasjes në Vlorë, autori vret veten pas krimit (dhe historia e errët e dy viktimave)

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me dinamikën e ngjarjes së rëndë në Gjorm të Vlorës, ku dy persona mbetën të vdekur.

Mësohet se viktima është Mariglen Mema dhe atentatori 35 vjeçari Artion Shenaj, i cili pasi ka qëlluar me kallashnikov jashtë ambienteve të lokalit 31 vjeçarin, e ka drejtuar tytën e armës drejt vetes dhe ka qëlluar.

Artion Shenaj i është drejtuar shtëpisë së xhaxhait të tij dhe aty ka vrarë veten me po të njëjtën armë.

Mësohet gjithashtu se të dy personat kishin pak kohë që ishin kthyer nga jashtë shtetit, konkretisht Shenaj kishte qëndruar në Francë ku dhe ishte dënuar me burg për trafik droge. E njëjta histori rezulton të jetë dhe ajo e viktimës Mariglen Mema, pasi edhe ky i fundit, ksihte jetuar në Itali dhe ishte dënuar po për trafik droge.

Policia ka dy pista në lidhje me konfliktin që degjeneroi në një tragjedi me dy viktima. Mes të rinjve ka njohje dhe përplasje për pazare droge, ose një konflikt të vjetër.

Informacion paraprak i policisë:

Në fshatin Gjormë në një lokal shtetasi A.Sh., rreth 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur shtetasin M.M., 35 vjeç dhe më pas është larguar nga lokali dhe ka vrarë veten në banesën e xhaxhait të tij, ku dyshohet me po të njejtën armë zjarri.

Shërbimet policore janë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme