Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Avni Arifi dhe në përbërje të Meliza Haradinaj, Alban Dermaku, Ardian Arifaj dhe Blerand Stavileci si dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, kanë zhvilluar një takim më shumë se tre orësh me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian.
“Energjia, liria e lëvizjes, bashkëpunimi rajonal, janë disa nga temat për të cilat do të diskutohet në këtë fazë të takimeve”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.
“Delegacioni i Kosovës ka shprehur përkushtimin për dialog, më saktësisht për një dialog në funksion të të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjithë atyre që janë të kyçur në këtë proces”.
“Grupi i ri negociator është i përkushtuar që procesi i dialogut të zhvillohet me transparencë të madhe në raport me qytetarët”.