Indonezi, 61 fëmijë vdesin nga fruthi dhe kequshqyerja

Vetëm gjatë katër muajve të fundit të paktën 61 fëmijë kanë vdekur nga epidemia e fruthit dhe kequshqyerja në qarkun Regjenca Asmat të provincës jugore Papua të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Elisha Kambu, kreu i qarkut Regjenca Asmat, bëri të ditur se dhjetra fëmijë kanë vdekur që nga shtatori i vitit 2017 dhe se numri mund të rritet pasi epidemia vazhdon të përhapet në dhjetra fshatra të tjerë të Regjencës.

Ajo tha se qeveria lokale ka pozicionuar katër skuadra shëndetësore në 23 qarqe që mbulojnë gjithsej 224 fshatra për të parandaluar përhapjen e epidemisë së fruthit.

“Unë kam filluar të drejtoj një takim me ekipin mjekësor një javë më parë për të adresuar këtë çështje serioze. U dakorduam për të formuar katër ekipe për të dalë menjëherë në terren dhe për të ndarë ushqim plotësues për vegjëlit dhe fëmijët”, tha Kambu.

Kambu theksi se qeveria nuk u përgjigj shpejtë ndaj epidemisë, sepse ndër të tjera, siç tha ajo, ishte e vështirë për të arritur në disa qarqe. Ajo tha se shumë njerëz nuk ndodheshin në fshatrat e tyre, për shkak se ata zakonisht jetojnë si nomadë dhe nganjëherë qëndrojnë në pyll.

Përveç kësaj, shtoi Kambu, numri i personelit mjekësor që shërben në klinikat lokale është shumë i kufizuar.

Më tej ajo potencoi se qeveria në Asmat ende harton të dhënat zyrtare të qytetarëve të cilët humbën jetën nga epidemia. Deri më tani, pothuajse 500 fëmijë kanë vuajtur nga sëmundja.

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo dje urdhëroi qeveritë lokale që të lëvizin shpejtë për t’u ballafaquar me epideminë.

Fëmijët në provincën Papua, më e varfëra nga 33 provincat e Indonezisë, zakonisht vuajnë nga kequshqyerja dhe ushqimet zakonisht kufizohen në perime dhe patate.

Mungesa e përhapur e qasjes në ujë të pastër dhe kanalizimet e papërshtatshme poashtu shkaktojnë një gamë të gjerë sëmundjesh, duke përfshirë malarian dhe lebrozën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme