Milena Ivanoviq, gruaja e Oliver Ivanoviqit, e cila u vra sot para zyrës së tij në Mitrovicë, para sallës së operacionit, mësoi se ajo e kishte humbur bashkëshortin e saj.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, sapo dëgjoi se burri i saj u qëllua dhe ishte dërguar në spital, ajo kishte shkuar atje e shoqëruar nga vëllai i Oliverit dhe priti gjithë kohës para bllokut operativ për të mësuar detajet e gjendjes së tij nga mjeku.
Në një moment, infermierja doli nga salla dhe u tha të mbledhurve se mjekët nuk arritën të shpëtonin Ivanoviçin.
Sapo ka dëgjuar, sipas mediave serbe, ajo është alivanosur.
Ivanoviq u qëllua sot në hyrje të zyrës së tij në Mitrovicë. Sulmuesit e panjohur gjuajtën disa të shtëna mbi të.