Azem Syla në gjykimin ndaj Limajt: Unë kam qenë numër një në UÇK

Azem Syla është sjell nga paraburgimi në Gjykatën Themelore të Gjakovës i shoqëruar nga policia, për të dëshmuar në gjyqin ndaj Fatmir Limajt i cili akuzohet për krime lufte.
Syla qysh ne fillim të dëshmisë së tij tha se për periudhën e funksionimit te UÇK-së, mund të thuhet se ai ka qenë numri 1 në UÇK, raporton Gazeta Express.

Në seancën që është mbajtur dje, ka dëshmuar Rexhep Selimi, i cili ka folur lidhur me komunikatën e lëshuar në atë kohë nga Drejtoria Policisë Ushtarake e UÇK-së, e cila merrte përgjegjësinë për vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Selimi ka thënë se komunikatën nuk e ka parë as atëherë as tani.

Aktakuza e ngarkon të pandehurin Fatmir Limaj se si pjesëtar i UÇK-së dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Sipas Prokurorisë Speciale Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, më 2 tetor 1998 janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari.

Prokuroria në aktakuzë pretendon se Fatmir Limaj i ka parë kufomat e viktimave dhe e ka ditur për krimin e kryer, mirëpo me vetëdije nuk ka ndërmarr masa drejt zbulimit të kryesve të këtij krimi dhe rastin asnjëherë nuk e ka paraqitur te organet kompetente për hetim dhe ndjekje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme