Mbi avionin papal, Papa Francesku tha të mërkurën se ishte vërtet i frikësuar nga rreziku i luftës bërthamore dhe se bota tani ishte vërtet në limitin e saj, shkruan Reuters, citon Syri.net.
Komenti i tij i bërë ndërsa ai fluturonte për një vizitë në Kili dhe Peri, erdhi pasi në Haëai u lëshua alarmi i rremë për një raketë që provokoi panin në SHBA dhe ngriti rrezikun e një lufte bërthamore të papërcaktuar me Korenë e Veriut.
I pyetur nëse ai ishte i shqetësuar për mundësinë e një lufte bërthamore, Papa Fran?5esku tha: “Unë mendoj se jemi tamam në kufi të saj. Jam vërtet i frikësuar për këtë. Një incident mjafton që të precipitojnë gjërat.”
Ai nuk e përmendi Haëai-n apo Korenë e Veriut.
Papa Francesku e ka nënvizuar shpesh rrezikun e luftës bërthamore dhe në nëntor ai u shfaq duke ngulur këmbë në mësimet e Kishës Katolike kundër përdorimit të armëve bërthamore.
Ndërsa gazetarët hipën në avionin e tij për në Kili, zyrtarët e Vatikanit shpërndanë një fotografi të marrë në vitin 1945 që dtregonte një djalë japonez i cili mbarte në shpinë vëllanë e tij të vdekur nga bomba bërthamore e SHBA në Nagasaki.
“Luajta vendit kur pashë këtë. E vetmja gjë që unë mendova të shtoja ishin fjalët: “Fryt i luftës”, tha papa, duke iu referuar një titulli të vendosur në anën e pasme të fotos.
“Unë do doja ta kisha shpërndarë sërish sepse një imazh si ky mund të vërë në lëvizje botën më shumë sesa mijëra fjalë. Për këtë arsye kam dashur ta shihni dhe ju,” tha ai.