Vuçiq i cili ka thirrur urgjent këtë mbledhje pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit në mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës, ka folur edhe për deklaratën e Veseli i cili dje tha se “nëse Serbia tenton të kthehet sërish në Kosovë, ne nuk do të ndalemi më deri në Nish”.
Ai e ka quajtur “Zot të Kosovës” Veseli dhe çuditërisht nuk ka folur keq as për Thaçin e as për Haradinaj, shkruan lajmi.net.
“Është vështirë të flitet për dikë që keni kërcënime të përditshme, kërcënime këto që vijnë nga Zoti, e ky nuk është as Thaçi e as Haradinaj, por Kadri Veseli, dhe këtë e dinë të gjithë atë që e njohin mirë gjendjen në Kosovë, dhe i cili flet se si shqiptarët nuk do të ndalen deri në Nish”, ka thënë Vuçiq.
“Ne i kemi kuptuar ato kërcënime, si dhe heshtjen e atyre që ishte dashur të reagonin menjëherë”, ka thënë ai.
“Deri në Nish nuk do të vish dhe Nishi do të mbetet qytet i bukur, të cilin mund të vizitoni si turist, kurse që të vini me ushtri, harrojeni”, ka thënë në fund presidenti i Serbisë. /Lajmi.net/