A është kjo shenjë që edhe Donika Kadaj-Bujupi është me krahun e Molliqajt? (Foto)

Grupit të deputetëve që e kundërshtojnë kandidimin e Albin Kurtit për kryetar të VV’së, i takon edhe deputetja që erdhi vonë në VV, Donika Kadaj.

Ani pse Kadaj nuk foli asnjëherë për këtë dhe dukej një afërsi pasi së bashku me Albin Kurtin vuanin paraburgimin në kohën kur nisi përçarja e VV’së, mësohet se ajo ka afërsi dhe i takon krahut të Molliqajt.

E këtë gjë e konfirmon edhe djali i saj, Dardan Kadaj, i cili i përkrah deputetët e dorëhequr nga pozitat brenda partisë.

Ai ua ka shpërndarë njoftimet Qëndron Kastratit e Visar Ymerit, që të dy të dorëhequr nga VV.

 

 

Donika Kadaj kishte qenë prej të parëve që dhanë dorëheqje nga partia, pasi si u largua Dardan Molliqaj nga sekretariati i partisë, dha dorëheqje edhe ajo.

Ndërkohë, mbrëmë u pa se marrëveshja në mes grupeve në VV është e pamundur, dhe se ndarja është afër. Kështu la të kuptohej ish-kryetari Visar Ymeri i cili tha se nuk pa një gatishmëri për pajtim në mbledhje, ndërkohë që shtoi se kanë mbetur vetëm edhe pak diskutime të shkurtëra e formale.

Ndryshe, VV’ja po përballet me një përçarje të madhe, pas të cilës shumë deputetë dolën kundër Albin Kurtit, e pjesë e të cilëve është edhe deputetja e ardhur nga AAK’ja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme