Kjo Prokurori i ka kërkuar Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme dhe Agjencisë Informative të Sigurisë (shërbimi sekret) mbledhjen e provave që çojnë në drejtim të veprës penale të terrorizimit, transmeton lajmi.net.
Më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka kërkuar UNMIK-ut dhe EULEX-it që Serbia të merr pjesë në hetimin e vrasjes së Ivanoviqit në territorin e Kosovës.
Ndërkohë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqeri Syla, tha se kjo prokurori ka nisur hetimet për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.
Për hetimin e kësaj vrasjeje e cila ndodhi sot në mëngjes në Mitrovicë të veriut, para selisë së partisë së Ivanoviqit, tashmë janë angazhuar dy prokurorë të kësaj prokurorie.
“Vrasja e Oliver Ivanoviqit është duke u hetuar nga një ekip prej dy prokurorëve të Prokurorisë sonë, Nijazi Rexha dhe Jova Radoviq”, tha Shyqeri Syla.
Ai tha se ende nuk ka asnjë të dyshuar për këtë vrasje. /Lajmi.net/