Oliver Ivanoviqit kohë më parë i ishte djegur vetura në Veri. Për këtë ai kishte kontaktuar Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq të cilit mediat serbe thonë se i ka dërguar një sms porosi.
Në konferencën për media të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në lidhje me rastin, ai është pyetur edhe për këtë sms ku ka folur për të dyshuarit.
“Jo. Nuk është e vërtetë, të gjitha i kemi të ruajtura” ka thënë Vuçiq.
Por, Vuçiq ka thënë se Ivanoviq i kishte dërguar një porosi me të cilën i kishte kërkuar që ta mbështes politikisht, për cka ai thotë se nuk ka mundur ta bëjë.
Presidenti serb ka thënë se Ivanovic i kishte shkuar për vizitë, por pa treguar nëse në shtëpi apo në kabinet.
“Jemi takuar edhe kemi folur në katër sy, për fat i ruaj mesazhet i ruajnë edhe autoritetet dhe këtu nuk ka kurrëfarë filozofie” ka thënë ai.