Ramush Haradinaj ‘dërgohet’ në Kushtetuese

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas dërgimit në Agjencinë Kundër Korrupsion të vendimit të qeverisë për rritje pagash, Vetëvendosje do ta çojë këtë vendim edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo këto komente i bëri në takimin e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ku është diskutuar Projektligji nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës.

Deputetja Haxhiu ka thënë se është e padrejtë rritja e pagës nga 1 mijë në 3 mijë euro, në kohën kur në Kosovë ka shkallë të lartë të varfërisë.



“Sa i përket vendimit për paga të kryeministrit Haradinaj, Qeverisë unë e kam dërguar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, për shkak të konfliktit të interesit. Si grup parlamentar po e dërgojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese. Me ja rrit vetës pagën dyfish, prej 1 mijë 500 në 3 mijë e qytetarëve 16 euro, 4 përqindëshi i bie 16 ose 20 euro në muaj shtesë marrin mbi pagën bazë. Kjo është e padrejtë, kjo është tallje për qytetarët dhe sigurisht që duhet të ndërpritet”, tha Haxhiu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme