Në një shkrim të titulluar “Të jetosh nën sanksione”, kolumnistja Flaka Surroi ka folur për sanksionet me të cilat është përballur Kosova që nga vitet 90 e këndej.
Në atë shkrim, Surroi derdh mllefin e saj për ngecjen e Kosovës për t’u zhvilluar këto njëzet vitet e fundit. Fajin për këtë moszhvillim ajo e sheh te klasa politike në pushtet, e cila është e vetmja që meriton të sanksionohet – sipas saj.
Ajo ka thënë që pasuria e njerëzve në pushtet është e paskajshme ndërkohë që qytetarët vazhdojnë të mbesin në varfëri të skajshme.
Sanksioni është termi kyq i këtij shkrimi të Surroit, e cila edhe shumë herë të tjera e ka sulmuar pushtetin nga pikëvështrime të ndryshme e me terme kyqe të ndryshme. Duket që Kosova kësaj here po i druhet prishjes së raporteve me aleatët ndërkombëtarë, nga të cilat do të vuanin edhe më shumë qytetarët e vendit.
Lexo shkrimin e plotë: http://www.koha.net/veshtrime/69441/te-jetosh-nen-sanksione/