Përmes një bisede telefonike me përfaqësuesen e lartë të BE-së, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë dialogun dhe përpjekjet për normalizim të plotë me Serbinë, thonë Zyra për Informim e presidentit Thaçi.
Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, gjatë ditës ka telefonuar Presidentin e Kosovës dhe atë të Serbisë, pas vrasjes së Ivanoviqit në veri të Kosovës.
Menjëherë pas vrasjes, presidenti Thaçi i kishte ftuar organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë.
Ai kishte apeluar te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje.