Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë në një deklaratë ka njoftuar se një avion ushtarak transportues i tipit CN-235 CASA është rrëzuar pasi është nisur nga qyteti Eskişehir.
“Avioni ushtarak transportues i tipit CN-235 CASA në bordin e të cilit ndodheshin dy pilotë dhe një teknik, pasi është ngritur nga komanda qendrore e aviacionit nr.1 në qytetin Eskişehir ka humbur kontaktet me radarin dhe menjëherë janë nisur punimet e kërkim shpëtimit”. transmeton Anadolu Agency .
“Në afërsi të rajonit të liqenit Eğirdir tek rrënojat e avionit janë gjetur trupat e tre punonjësve tanë”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë.