Ishte viti 1998 kur gjatë mbledhjes së Rambujes që po mbahej afër kryeqytetit francez, persona ende të panjohur u përpoqën ta vrisnin Xhavit Halitin.
“E di se na kanë ndjekë me makinë në Paris. Më ka informuar nga Shqipëria shefi i shërbimeve i cili informatën e ka marrë nga një shërbim i huaj. Ai më ka thënë se ti duhet të lëshosh mbledhjen sepse është përgatit atentat, por unë nuk isha i kujdesshëm”, ka thënë ai.
Haliti ishte bashkë me Naim Mujën, Hashim Thaçin e Bilall Sherifin. Ata pas mbledhjes shkuan ta vizitonin kullën e Eiffel-it kur vërejten persona të dyshimtë, në pjesën e fushës, para Kullës.
“Unë isha me emër tjetër dhe pasaportë tjetër dhe zbulimi im zyrtar ishte i pamundur”, ka thënë ai.
Sipas tij, të nesërmen në Paris u vranë dy serbë e që Haliti thotë arsyeja e vrasjes së tyre mund të ishte mos kryerja e detyrës, respektivisht vrasja e tij.
“Si duket kanë qenë ata që e kanë pas detyrën dhe nuk e kanë kryer”, përfundoi ai.