Meta: Skënderbeu, ylli polar për kombin shqiptar…

Presidenti Ilir Meta tha pasditen e sotme se Skënderbeu do të jetë Ylli Polar për kombin shqiptar. Në aktivitetin e organizuar për vitin e Skënderbeut, Kreu i Shtetit tha se heroi kombëtar do të jetë gjithmonë krenaria jonë, ndërsa kërkoi bashkëpunim dhe konsensus nga të gjitha forcat që të realizohet hapja e negociatave në qershor.

“Le të jetë një vit i reflektimit në rrugëtimin drejt BE. Skënderbeu do të jetë ylli polar i vendit tonë në çdo kohë dhe çdo herë. Çelja e negociatave në qershor do të mund të realizohet vetëm përmes një reflektimi dhe bashkëpunimi mes të gjitha forcave politike në vend”, deklaroi Meta.

Ai bëri thirrje që ky vit i përkujtimit të tij të jetë ai drejt integrimit si komb përmes një bashkëpunimi të sinqertë mes forcave politike.

“Gëzimet, festat e çdo gjë e jona ka në ballë figurën e Skënderbeut. Ju arbëreshët e Skënderbeut, vëllezërit tanë arbëreshë që jetoni në Kalabri e Sicili e deri në Argjentinë meritonit një nderim të veçantë.

Ju e mbajtët të gjallë jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit. Ky vit i përkujtimit le të jetë një vit drejt integrimit tonë si vend, si komb, aty ku na e caktoi vendin, heroi ynë në Europë, ylli polar i kombit tonë”, tha Meta.

Fjala e plotë e Presidentit të Republikës Ilir META

Tashmë kemi hyrë në vitin e Skënderbeut, përtë kujtuar dhe nderuar,atë që na dha emër si askush tjetër deri më sot, në historinë e kombittonë.

Për ta kujtuar dhe respektuar atë që na bën të ndjehemi krenarë, jo vetëm me historinë tonë, por edhe për atë se çfarë i kemi dhënëEuropës dhe mbarëqytetërimit perëndimor.

Në kapërcyell të shekullit të 15-të, kur qenia jonë ishte më e rrezikuar së kurrë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, diti dhe mundi tëbëjë bashkë prijësit e trevave shqiptare, më 2 Mars 1444 në Lezhë.

Qëndresa dhe luftërat e tij bënë që ne të mbijetojmë si komb dhe si etni, të jemi të pandarë dhe të bashkuar rreth emrit, flamurit dhe gjuhës së Gjergjit tonë.

Gëzimet, festat dhe çdo gjë e jona, në ballë ka emrin dhe figurën e tij.

Me veprat e Barletit e tëDhimitër Frangut, nëvargjet e Naimit e të Fishtës, të Nolit,e deri të shkrimet e Aleks Budës,Ernest Koliqit, Sabri Godos, Kristo Frashërit, Ismail Kadaresë,Esat Mekulitdhe shumë e shumë historianëve, studiuesve, shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve të ndryshëm, e deri te vargjet qe thurinfëmijët e klasave të para në ditët e sotme, menjëherë pasi mësojnë alfabetin shqip, ne dëshmojmë kujtesën e përjetshme për krye-heroin tonë.

Tirana, Prishtina, Shkupi, Kruja, Dibra dhe shumë qytete të tjera ku jetojnë shqiptarët, në zemër të tyre si shenjë identifikimi, mbajnë shtatoret dhe bustet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Shkollat, akademitë, rrugët, bulevardet, emrat e fëmijëve, dekoratat dhe çmimet, janë përjetësim i Gjergj KastriotitSkënderbeut, ndër ne.

Skënderbeu shkëlqeu jo vetëm si luftëtar dhe strateg i madh, por edhe si një diplomatme vizion.

Aibëri shumë miq dhe aleatë edhe jashtë trojeve arbërore, duke filluar me Janosh Huniadin eHungarisë, Venedikun, Vatikanin, Mbretërinë e Napolit, me Raguzën dhe shtete të tjera të rëndësishme të kohës.

Skënderbeupati letërkëmbime diplomatike më shumë mbretër e princër të kohës në të gjithë Europën.

Largpamësia, mençuria dhe diplomacia e Gjergj Kastriotit, ishte udhërrëfyesi më i mirë, jo vetëm për bashkëkombësit e tij, por për të gjithë Evropën dhe mbarë qytetërimin perëndimor, se si duhej të rezistohej dhe se si duhej bërë bashkimi i forcave kundër rrezikut më të madh të kohës.

Sakrificëssë tij dhe të popullit tonë, historia evropiane dhe qytetërimi evropian,i dhanë vendin dhe respektin e duhur.

Në mbarë Europën dhe botën, u shkruan me qindra libra, drama, opera, këngë e poezi, u realizuangravura, piktura, skulptura dhe filma përkëtë trim të përmasave tëjashtëzakonshme.

E përjetësuan dhe e kujtuan në veprat e tyre, filozofë, politikanë, historianëdhe shumë e shumë shkrimtarë e artistëevropianë e botërorë.

Kampioni ynë i luftëspër liri, u përjetësua si luftëtari dhe heroi i parë i Evropëssë bashkuar dhe i qytetërimit perëndimor.

Gjergji ynë,i cili qëndron krenar në shtatoret dhe bustet e ngritura shumëkund, si në Romë, Bruksel, Zyrih, Paris, Londër, Nju Jork,Miçigan, dhe në shumëqytete të tjera tëbotës, qëndron krenar, si simbol i bashkimit, qëndresës dhe kontributeve të përkatësisë sonë perëndimore si komb.

Ai është pasaporta më e mirë dhe më dinjitoze e përkatësisë sonë evropiane dhe e kontributit tonë si pjesëtarë të kombeve perëndimore.

Vëllezër dhe motra arbëreshë,

Nuk mundem që mos t’ju drejtohem ju, me mirënjohjen të pakufishme për çdo gjë që keni bërëpër të mbajtur gjallë veprën dhe trashëgiminë e Gjergjit tonë.

Ju, që jeni pasardhësit e Skënderbeut dhe bashkëluftëtarëve më besnikë të tij.

Ju arbëreshët e Skënderbeut, siç dëshironi ta quani veten shpeshherë juvëllezërit tanë arbëresh, ju, gjaku ynë i shprishur që jetoni në Kalabri e Sicili, por edhe në të gjithë Italinë, e deri në Argjentinë, Amerikë dhe Australinë e largët, meritoni një nderim tëveçantë.

Kush më bukur se sa ju dhe paraardhësit e juaj e mbajti të gjallë jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit.

Kujtesa juajpër kohën e lavdishme, artikuluar dhe e shkruar bukur, që nga Gavril Dara i Riu, Zef Serembe, Jeronim de Rada, Vorea Ujko, e deri në ditët e sotme teshkrimtarët dhe studiuesit, si Karmine Abate, Francesko Altimari, Matteo Mandala, dhe shumë e shumë të tjerë, i dha dritë rilindjes dhe vizionit të kombit për ngritjen e shtetit modern shqiptar.

Ju, në çdo qytet ku jetoni, e keni përjetësuar në buste dhe vepra të tjera të artit, me këngë e valle,Gjergjin tonë, Gjergj Kastriotin Skënderbeun e mbarë Europës.

Ju, ishit ura e rëndësishme e lidhjes së kombit tonë me Europën.

Ju, ishit rilindasit e Italisë dhe të Shqipërisë dhe do te jeni gjithmonë krenaria e kombit dhe tëgjithëshqiptarëve kudo që ndodhen.

Zonja dhe zotërinj,

Ky vit i përkujtimit të Gjergj Kastriotit –Skënderbeut, le të jetë një vit i reflektimit dhe rrugëtimit drejtë integrimit tonë si shtet dhe si komb edhe institucionalisht, atje ku na e caktoi vendinGjergji ynë, në Europën e bashkuar, në familjen e madhe të kombeve perëndimore.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të jetë çdoherë dhe në çdo kohë, ylli polar i kombit tonë.

Ky vit i Skënderbeut, përveç aktiviteteve të jashtëzakonshme që do të zhvillohen kudo, kërkon nga ne, të bëjmë përpjekjet më të vendosura për të përforcuar rrugën evropiane tëShqipërisë, përmes çeljes se negociatave në qershorin e ardhshëm.

Kjo do të jetë e mundur veçse përmes një reflektimi e bashkëpunimi të ri e të sinqertë të gjithë forcave politike e shoqërorepër ta kthyer vitin 2018,nënjë vit historik edhe për të ardhmen e sigurt europianetë vendit.

Faleminderit dhe do të takohemi edhe në Itali, sikurse kemi rënë dakord edhe me Presidentin e Republikës së Italisë, z. Mattarela për të zhvilluar ngjarje dhe aktivitete edhe atje me të gjithë arbëreshët tanë të dashur në nderim të kësaj figure të jashtëzakonshme e cila edhe sot e kësaj dite është më i gjallë se çdo shqiptar tjetër, siç ka thënë Noli ynë i madh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme