Qeveria shpreh keqardhje për vendimin e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për të mos e nënshkruar Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
“Me këtë rast duam që edhe njëherë të theksojmë se të gjitha pjesët e zgjidhjes ligjore për përdorimin e gjuhëve është në pajtim me amendamentin 5 të Kushtetutës. Me këtë ligj e avancuam përdorimin e gjuhëve të të gjitha bashkësive etnike në Maqedoni. Motivi për sjelljen e këtij ligji është kujdesi për të gjithë qytetarët, me ë cilët ndërtojmë shoqëri të barabartë për të gjithë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Qeverisë.
Në kumtesën e qeverisë gjithashtu theksohet se: Qeveria e Maqedonisë është e përkushtuar në politika të cilat e ndërtojnë Maqedoninë si shtet i qytetarëve në të cilin jetojnë: maqedonas, shqiptarë, turq, serb, vlleh, rom, boshnjak, ndërsa poliyikat për përdorimin e gjuhëve do të pasqyrohen sipas nevojave të qytetarëve nga të gjitha bashkësitë etnike në vend.