Publicisti Veton Surroi, në një postim në Facebook ka bërë krahasimet e fjalëve që kishte thënë ambasadori amerikan bashkë me Grupin e Kontaktit në kryeqytetin Serbisë në vitin 1998 dhe fjalët që sot i ka bërë ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie.
Ky është shkrimi i Surroit:
Në fillim të vitit 1998 ambasadori amerikan dhe Grupi i kontaktit i thanë Beogradit zyrtar se do të pësojë nëse vazhdojnë me politikën e vet të paligjshmërisë ndaj Kosovës.
Njëzet vjet me vonë , më 2018, zyrtarët në Prishtinë e bënë veten që ambasadori amerikan dhe Grupi i kontaktit t’u thonë se do të pësojnë nëse vazhdojnë me politikën e vet të paligjshmërisë ndaj Kosovës