Pushteti nuk ka hequr dorë nga mësymja për ta shembur Gjykatën Speciale, shkruan sot Koha Ditore.
Të mërkurën Kryesia e Kuvendit ka bërë përpjekjen e dytë brenda një muaji për ta çuar përpara iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Specialen. S’e ka mbërritur këtë qëllim. Ka dështuar, në mungesë kuorumi.
Burime të gazetës në Kuvend kanë treguar se deri në javën e ardhshme mund të tentohet sërish për ta kaluar iniciativën në Kryesi.
Kryesia e Kuvendit ka dështuar edhe gjatë ditës së djeshme ta mbajë mbledhjen, ku pritej të diskutohej për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Në mungesë të kuorumit kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka mbyllur mbledhjen (e cila nisi me një orë vonesë), duke thënë se atë do ta thërrasë për javën tjetër.
Kryekuvendari kishte thirrur mbledhje edhe në natën e 22 dhjetorit pikërisht për këtë çështje, porse në mungesë të numrave kishte dështuar dy herë radhazi