Petritsch thotë se vrasja e Ivanoviqit vuri në pikëpyetje dialogun

Vrasja e Oliver Ivanoviq seriozisht vuri në pikëpyetje dialogun Beograd-Prishtinë. Kësisoj ka vlerësuar ish-emisari special i BE-së për Kosovën, Ëolfgang Petritsch.

 Në një intervistë për gazetën e Vjenës “Die Presse”, ai tha se vrasja e Ivanoviqit e kishte prekur edhe atë.

“Unë e takova Ivanoviqin në fazën më të vështirë të konfliktit të Kosovës si një njeri të zhytur në mendime, një nga të paktët në anën e Millosheviqit, i cili luftoi sinqerisht për një zgjidhje me shumicën shqiptare. Unë nuk dua të spekuloj për  prapavijën e vrasjes, por vrasja ka sfiduar seriozisht dialogun”, shpjegoi ai.

Petritsch theksoi se tani është e rëndësishme të zgjidhen çështjet e hapura në Bruksel, siç është statusi i komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, transmeton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme