Zbulohet shpella më e gjatë nënujore në botë

Një grup zhytësish ka gjetur një lidhje fizike midis dy shpella të mëdha nënujore në Meksikë, me çka u zbulua kompleksi speleologjik që besohet të jetë sistemi më i madh nënujor i shpellave në botë.

Reuters shkruan se zbulimi është edhe më i rëndësishëm, pasi jep detaje shtesë të qytetërimit antik maja.

Zhytësve u mori disa muaj për të hulumtuar dhe për të bërë hartën komplekse për të arritur përfundimisht deri te gjithsej 347 kilometra të pasazheve nënujore.

Momenti kyç ishte kur në qendër turistike të Tulum u gjetën tunele natyrore që lidhin sistemin shpellë Sac Actun, gjatësia e së cilës është 263 kilometra, me sistemin Dos Ojos, në gjatësi prej 83 kilometrave. Zhytësit gjetën shumë eshtra dhe objekte që lidhen me aspekte të ndryshme të jetës së maja antik duke studiuar sistemin, transmeton KosovaPress.

Gadishulli Jukatan është përgjithësisht shumë i pasur me monumente të civilizimit maja, qytetet e të cilëve janë të shtrirë mbi një rrjet të pasur të humnerave që çojnë drejt rrjedhat ujore nëntokësore. Disa nga këto shpella për maja kishin një rëndësi të madhe fetare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme