Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm Behgjet Pacolli ka njoftuar opinionin kosovarë se gjatë vizitës në Strasburg ka kërkuar mbështetjen e përfaqësuesve në Parlamentin Evropian për përshpejtimin pakushtëzuar e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Por një kërkesë e tillë po vlerësohet e gabuar nga njohësit e çështjeve evropiane. Sipas tyre, Pacolli ka kërkuar ndihëm në adresë të gabuar, raporton ORAinfo.
Njohësja e integrimeve evropiane, Jehona Lushaku-Sadriu, në një postim në rrjetet sociale, ka shkruar se kërkesa e Pacollit në një Komision të tillë është e gabuar, pasi sipas saj, ky Komision nuk e ka mandat liberalizimin e vizave, por procesin e Stabilizim Adoccimit.
Ajo ka sugjeruar ministri Pacolli që t’i plotësojë kushtet e kërkuar për liberalizim të vizave, ndërsa ka kërkuar që lobimin për vizat ta bëjë në vendin e duhur, e jo në adresë të gabuar.
“Në këtë mbledhje nga Ministri i Punëve te Jashtme qenka kërkuar mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Para se gjithash, kërkohet qe në takime te tilla ju te raportoni se a i keni përmbushur dy kriteret e mbetura: demarkacionin dhe te dhëna për luftimin e korrupsionit. E këtë temë e keni sjellur në një Komision te përbashkët i cili nuk e ka mandat liberalizimin e vizave, por procesin e Stabilizim Asoccimit.
E në fund, Parlamenti evropian-ka qenë gjithmonë tejet pozitiv ndaj Kosovës. Bile, ekzistoje rezoluta qe bëjnë thirrje për njohjen e statusit te Kosovës.
Prandaj, plotësoni kushtet edhe loboni ne vendet e duhura për gjerat e duhura”, ka shkruar në Facebook, Jehona Lushaku-Sadriu. /ORAinfo/