Një nga zëvendësministrat e shumtë blen mobilje 8 mijë euro për zyrën e tij

Ministria e Infrastrukturës ka përzgjedhur operatorin fitues në tenderin për furnizim me inventar për nevojat e zëvendësministrit.

Tenderi me numër prokurimi MI-18-133-1-3-6 ishte me procedurë të kuotimit të çmimeve. Vlera e përgjithshme e kontratës është 7.825 euro.

Data e dhënies së kontratës është 18 janar 2018, kurse nënshkrimi i kontratës do të bëhet me 25 janar, shkruan Insajderi.

Në tender kanë marrë pjesë tre operatorë, kurse fitues është shpallur operatori “Graniti sh.p.k” me seli në Suharekë.

Ndryshe Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Pal Lekaj ka tre zëvendësministra. Ata janë Rexhep Kadriu, Idriz Selimaj dhe Fehmi Mujota.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme