Në Qeverinë e Kosovës po mbahet një takim në lidhje me Programin për Zhvillim Rajonal, ku përfituese do të jenë komunat e Kosovës.
Në këtë takim përveç kryetarëve të komunave, por merr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka bërë një veprim jo të zakonshëm, raporton Veriu.info.
Ramush Haradinaj duke e parë që sipas protokollit kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ishte ulur në fund të sallës afër derës, ai e ka marrë një karrige të cilën e ka vendosur në pjesën ballore, duke e ftuar të ulet aty.
Këtë nder të bërë nga kryeministri Haradinaj, e ka mirëpritur kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili është ulur krahas kryeministrit.