Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se këtë vit testi PISA duhet të dalë i suksesshëm.
Ai ka kërkuar nga kryetarët e komunave, mobilizim të Drejtorive të Arsimit rreth kësaj çështjeje.
“Nëse në një komunë të caktuar testi del i dobët shumë, është problem”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.
“Ju kisha lutur që ta merrni përsipër gjendjen”.
Haradinaj këtë kërkesë e ka bërë pas dështimit që kishin institucionet shkollore në këtë test vitin e kaluar.