Policia gjen 11 femra të huaja që punonin ilegalisht në një lokal nate

Policia e Kosovës, natën ndërmjet 17 dhe 18 janarit ka realizuar një kontroll në një lokal nate në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Gjatë realizimit të kësaj kontrolle, zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe kanë ndaluar disa femra  të cilat besohet se po qëndronin kundërligjshëm, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për të Huaj, duke ushtruar veprimtari të ndryshme, duke punuar si valltare etj

Gjatë kontrollit policor janë takuar gjithsej njëmbëdhjetë shtetase femra, nga të cilat: tri nga Republika e e Serbisë dhe tetë nga Republika  e Shqipërisë, të cilat janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj, me qëllim të vërtetimit të identitetit të tyre si dhe deri në kompletimin e procedurave të tjera të depërtimit të tyre nga territori i Republikës së Kosovës.

Janë kontrolluar dhe legjitimuar rreth dyzet persona (klient) të pranishëm tek të cilët janë gjetur: 2 revole,  tri shufra metali,  një boks metali,  dy thika dhe  një sprej

“Zyrtarët policorë kanë kontrolluar edhe pjesët përcjellëse të këtij  objekti, edhe në katet e tjera, ku në katin e dytë është identifikuar një kazino që operon pa leje pune”, thuhet në një njoftim nga Policia. /Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme