Ministri i Brendshëm i Serbisë akuzon Kosovën se po pengon hetimin për vrasjen e Ivanoviqit

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, e ka quajtur të papranueshme reagimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt në lidhje me hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Ai reagoi pas një raportimi të Prva TV në gjuhën serbe se Prishtina përfundimisht ka refuzuar bashkëpunimin e Beogradit për hetimin rreth vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP), Oliver Ivanoviqit, transmeton Koha.net raportimin e B92.

i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha se është fare i papranueshëm reagimi i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe i ministrit të Drejtësisë dhe institucioneve të Prishtinës, siç zakonisht i drejtohet Republikës së Kosovës Beogradi zyrtar, duke refuzuar pjesëmarrjen e organeve hetuese të Serbisë në hetimin rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

“Reagimi i tillë i institucioneve kryesore të Prishtinës tregon qartë se aty nuk ka vullnet që të gjenden vrasësit dhe të dënohen, e as të bëhet hetim profesional, meqë ai duhet të përfshijë të gjitha organet hetuese që do të mund të ndihmonin që të zbulohen autorët dhe organizatorët e kësaj vepre penale”, tha ai.

Del qartë qëllimi, ka shtuar ai, që vëmendja e e opinionit të orientohet në drejtim të gabuar dhe që të vështirësohet dhe pengohet zbulimi i motiveve të vërteta të kësaj vrasjeje, si dhe zbulimi i të gjithë atyre që janë përgjegjës për këtë.

“Përkundër të gjitha kërkesave të drejtuara EULEX-it dhe UNMIK-ut që të përfshijë organet hetuese të Republikës së Serbisë në procesin hetues kemi mbetur pa kurrfarë përgjigjeje të këtyre institucioneve ndërkombëtare. Deri tani posaçërisht shqetëson praktika e pashembullt që EULEX-i nuk merr rol më aktiv në procesin hetues në një vepër të tillë penale”, ka thënë Stefanoviq, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se Serbia edhe më tutje që prokuroria e saj, policia dhe organet e saj hetuese të jenë pjesë e hetimit.

Konsiderojmë se vetëm kështu mund të ndriçohet e vërteta e plotë dhe të pengohet që autorët dhe urdhërdhënësit e tyre të mbesin të pandëshkuar”, deklaroi ministri Stefanoviq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme