Putin futet në ujëra të ftohta në ditën që shënon pagëzimin e Jezu Krishtit (Video)

Mijëra njerëz në të gjithë Rusinë i bën ballë temperaturave të ulëta për t’u larë në ujërat e ftohta me akull që festonin krishtlindjet ortodoske – pagëzimin e Jezu Krishtit.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i njohur për dashurinë e tij ndaj natyrës dhe angazhimit ndaj krishterimit ishte futur në liqenin e Seliger në veri të Moskës në mbrëmjen e 18-19 janarit, duke përkujtuar pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan që ndodhi më shumë se dy mijë vjet më parë, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.

Presidenti rus eci në pellgun me një pallto të leshtë, duke i pyetur gazetarët nëse ndjehen të ftohtë dhe më pas u lëshuan në ujërat e ftohta të liqenit të bekuar nga kleri rus.

Mijëra njerëz në të gjithë Rusinë në temparaturat e ulëta të dimrit futen në lumenj për t’u larë, pellgje dhe liqene të ftohta me akull, duke festuar festën e krishterë ortodokse të pagëzimit të Jezu Krishtit./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme