Avni Arifi tregon se kur do të rifillojnë bisedimet me Serbinë

Bisedimet e anuluar me palën serbë pritet të rifillojnë shumë shpejt. Kështu ka konfirmuar shefi i ekipit negociator me Serbinë, Avni Arifi.

Arifi ka sqaruar se janë në pritje të Bashkimit Evropian, që të caktohet data se kur do të takohen pala kosovare dhe pala serbe, ndërsa është shprehur i gatshëm për këto bisedime.

“BE vendos, dhe do ta caktoj datën, ne jemi në pritje dhe jemi të gatshëm për bisedime”, tha Arifi për Gazeta Blic.

Ndërkaq, bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë,  për shkak të vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare serbe ‘Liri, demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviq.

Oliver Ivanoviq është vrarë  para selisë së partisë së tij dhe nga plagët e marra, ditën e marte.

Theksojmë që pro dialogut dhe gjetjes së një zgjidhje të përbashkët janë shprehur të dyja palët.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, sipas Bashkimit Evropian, ka për qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe integrimin e komunitetit serb në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës.

Ndërkaq, zbatimi i marrëveshjeve dhe obligimeve nga ky dialog, Kosovës dhe Serbisë, u është vënë si kusht në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane.

Kosova dhe Serbia kanë filluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me lehtësim të Bashkimit Evropian që prej vitit 2011.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme